Real Madrid pësoi disfatë 5-2 ndaj Barcelonës, në finalen e Superkupës së Spanjës. Kjo humbje ka zemëruar Presidentin e Los Blancos, Florentino Perez i cili ka dhënë dakordësinë për 3 afrime.
Klubi mbretëror do synojë firmën me mbrojtësin anësor të Liverpool, Alexander-Arnold, profil që e ndjek prej kohësh. Gjithashtu, pëlqehet mbrojtësi Huijsen i Bornemouth dhe mesfushori Zubimendi i Sociedad.