Ky ishte viti perfekt që Messi të shkëputej nga bashkëjetesa 10-vjeçare me C.Ronaldo, dekadë kjo ku dy yjet e futbollit botëror kanë ndarë gjithçka të rëndësishme ndërmjet tyre, mbi të gjitha çmimin më të rëndësishëm në rang individual, “Topi i Artë”. Messi dështoi sërish me Argjentinën për të fituar një trofe në rang përfaqësueseje, eliminimi nga Brazili mund ti kushtoj edhe “Topin e Artë”.


Lionel Messi
Lionel Messi

Ky ishte një sezon ku “pleshti” udhëhoqi Barcelonën drejtë një dopjete, kampionat kupë, në rast triumfi në Kupën e Amerikës kuotat e tij do të rriteshin ndjeshëm.


Ronaldo Lojtari Me I Mir
Ronaldo Lojtari Me I Mir

Në raport me Messin, C.Ronlado arriti të shpallet fitues në Serie A dhe lojtari më i mirë i sezonit në Itali. Në CV e tij të shkëlqyer këtë vit, CR7 regjistron dhe një triumf me përfaqësuesen e Portugalisë, Ligën e Kombeve, një kompeticion risi ku Ronaldo jo vetëm arriti të shpallet kampion por ishte dhe një nga protagonistët kryesor të luzitanëve.


Mes Ronaldos dhe Messit në mes këtë vit është futur Van Dijk, për mediat britanike qendërmbrojtësi i Liverpool është tashmë kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë”. Holandezi ishte protagonisti kryesor në triumfin e “The Redasve” në Champions League ndërsa u shpall dhe lojtari më i mirë i sezonit në Premier League. Van Dijk fitoi edhe më shumë famë duke e mbyllur sezonin si i pakalueshëm.
(BalkanWeb)