Sulmuesi brazilian Lucas Moura ishte një objektiv  për Barcelonën në merkaton që kaloi.  Sipas gazetës Mundo Deportivo, në mes të negociatave për marrëveshjen për të rikthyer Neymarin në klub, Barcelona pati mundësinë të nënshkruajë me anësorin 27-vjeçar.

Kur drejtuesit e katalanasve e panë që një marrëveshje për yllin e Paris Saint Germain nuk po materializohet, ata filluan të kërkonin një ‘plan B’ dhe e panë Mouran si një opsion të përshtatshëm.

Sezonin e kaluar ai shënoi 10 gola në 32 paraqitje të Ligës Premier dhe shënoi një hat-trik në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit.

Sidoqoftë, marrëveshja dështoi kur anglezët i vunë brazilianit një shumë prej mbi 50 milionë eurosh, gjë që u vlerësua si e pa realizueshme nga drejtorët e Barcelonës, të cilët tashmë kishin paguar shifra të mëdha për transferimet e verës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: