Okafor nuk do të jetë lojtar i Leipzig. Sulmuesi i Milani pritej të zyrtarizohej ditën e sotme pranë klubit gjerman, por në orët e fundit mësohet se tratativa ka dështuar të paktën për momentin. Sulmuesi zviceran nuk ka kaluar me sukses vizitat mjekësore e në këtë mënyrë nuk do të jetë pjesë e Leipzig për vijimin e sezonit.

Klubi gjerman i Leipzig kishte dakordësuar me Milanin për transferimin e Okafor në formë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 28 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: