TIRANË

Dështon nisja e procesit gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Shkak është bërë mungesa e gjyqtarit për probleme shëndetësore.

Gjyqtari i tretë i caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor Arben Vrioni nga gjykata e Apelit Durrës për arsye shëndetësore nuk mund të zhvillonte asnjë proces gjyqësor deri në 29 qershor. Ndërkohë ka pasur një përplasje të një prej të akuzuarve me gjyqtaren.

Mësohet se Gilmando Dani ka marrë fjalën në seancë dhe i është drejtuar gjyqtares Albana Boksi duke i thënë se nuk mund t’i gjykojë. “Si mund te jeni kaq e qetë, ju keni dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt. Nuk mund të na gjykoni dhe ne?!”, ka thënë ai.

Dani kërkoi që të rikthehen mbrojtësit e tyre dhe të mos jenë me avokatë kryesisht. Seanca e radhës do të jetë më 1 korrik ora 12:30.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb