*Erdogan:’Puçi’ dështoi, organizatorët do ta paguajnë shtrenjtë
Ish-kreu i Forcave Ajrore do dënohet për tradhti kombëtare*
Merret peng kreu i flotës turke*

TURQI- Dështon tentativa e ushtrisë për grusht shteti në Turqi. Apeli i presidentit Erdogan për popullin, që të zbrisnin në sheshe për ta mbrojtur duket se funksionoi. Vendimtar ishte roli i policisë, që i qëndroi besnike Erdoganit, mbrëmjen e djeshme në Turqi. Pas përpjekjeve për tu larguar me avion, Erdogan u rikthye në Stamboll pasi u sigurua se grushti i shtetit kishte dështuar. Ai tha se organizatorët e grushtit të shtetit do ta paguajnë shtrenjtë.

Burime zyrtare turke bëjnë me dije se nga tentativa për grusht shteti e një pjesetë vogël në ushtrinë turke e cila i përkiste organizatës terroriste FETÖ, humbën jetën rreth 265 persona, 104 prej tyre në mesin e ushtarakëve puçistë, ndërsa mbi 1100 të tjerë janë plagosur.

Janë 2.893 ushtarakët e arrestuar pas tentativës për grusht shteti në Turqi. Kështu deklaroi kryeministri turk Yildirim, duke saktësuar se mes tyre ka që nga ushtarët e thjeshtë deri tek zyrtarët e rangut të lartë. Duke folur për pucistërt ai shtoi: “Nuk do jenë kurrë në gjendje të zhbëjnë vullnetin e popullit, ndërsa do dënohen siç e meritojnë”.

Raportohet gjithashtu se u shkarkuan nga detyra 2745 gjykatës në të gjithë Turqinë, pasi dyshohen për lidhje me Gulen. Sakaq janë lëshuar 188 urdhërarreste për anëtarë të gjykatave në Turqi, dhe janë arrestuar 10 gjyqtarë te gjykatës së Lartë Administrative. Po ashtu raportohet se ka nisur dhe përjashtimi i 3 mijë trupave nga FA.

ERDOGAN RIKTHEHET NË STAMBOLL: ATA QË ORGANIZUAN ‘PUÇIN’ DO PAGUAJNË SHTRENJTË
36535C6300000578-3692693-image-a-21_1468638303246
Presidenti i Turqisë, Erdogan mbërriti në aeroportin e Stambollit nga Bodrumi, ku po kalonte pushimet e tij me familjen. Mësohet se Erdogan është pritur nga qindra njerëz në aeroport.

Gjatë një konference për shtyp Erdogan ka thënë pas rikthimit se një grup personash kanë organizuar grushtin e shtetit. Ai tha se tentativa për grusht shteti ishte një sulm ndaj unitetit e sovranitetit kombëtar, ndërsa personat përgjegjës do marrin përgjigjen e merituar dhe do paguajnë shtrenjtë. Presidenti tha se kjo është një përpjekje e vazhdueshme për përmbysjen e qeverisë, ndërsa tentativa e sotme ishte nga një grup i vogël brenda ushtrisë.

Më herët u raportua se Erdogan ishte nisur për azil në Berlin dhe Londër për shkak të grushtit të shtetit. Kryeministri Yildim fajësoi armikun e Erdogan, Gylen, por persona brenda këtij grupi mohuan të kenë pasur lidhje me ngjarjet e se premtes.

Ndërkohë pas njoftimit nga qeveria se ka marrë kontrollin e vendit dhe se grushti i shtetit ka dështuar, në aeroportin e Stambollit është raportuar për një shpërthim.

TURQIA PAS TENTATIVES PER GRUSHT SHTETI (ORE PAS ORE)
Erdogan para turmës: SHBA të ekstradojë Gule
Ora 19:36-
Që pas marrjes nën kontroll të situatës nga ana e qeverisë turke, pas tentativës për grusht shteti mbrëmjen e djeshme, sot përgjatë gjithë ditës ka pasur manifeste paqësore nga ana e qytetarëve. Mësohet se manifesti është bërë për ti mëshuar faktit se demokracia fitoi. I pranishëm në manifest ishte edhe presidenti Erdogan, i cili përshëndeti popullin e tij, ndërsa i bëri thirrje SHBA-ve të ekstradojë Gulen. “SHBA të arrestojë e ekstradojë Fetullah Gulen. Nëse jemi partnerë strategjikë duhet SHBA ta ekstradojë. Gulen do të përballet në Turqi me akuzat për grusht shteti. Grushti i shtetit, nga një pakicë brenda ushtrisë. Janë arrestuar më shumë se 2.800 anëtarë të Forcave të Armatosura.”, tha Erdogan. Ndër të tjera turma i ka kërkuar presidentit dënim me vdekje për puçistët, ndërsa ai iu përgjigj se: Këto kërkesa mund të diskutohen në parlament. Ushtria është e jona, jo e strukturave paralele. Ajo do të pastrohet nga përkrahësit e grushtit të shtetit”, theksoi Erdogan.
Anulohet fluturimi Tiranë-Stamboll i orës 20:00
 Ora 18:30-Ngjarjet e rënda që përfshinë dje Turqinë, pas tentativës për grushtin e shtetit kanë sjellë probleme edhe në transportin ajror. Mësohet se fluturimi i orës 20:00 Tiranë-Stamboll është anuluar. Ndërkohë, edhe fluturimi i po kësaj linje, i orës 8:25 u anulua.
Turqia mbyll hapësirën ajrore për avionët luftarake
Ora 18:15-
Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, operacionet anti-ISIS nga baza e Incirlikut kanë ndaluar, e cila përdorej enkas për të sulmuar ekstremistët e Shtetit Islamik. Ndërkohë, mësohet se Turqia ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët luftarake. Sipas SHBA-ve, po rishikohet plani i fluturimeve anti-ISIS.
Erdogan del në rrugët e Stambollit, përshëndet mbështetësit e tij
Ora 17:36-Pas ngjarjeve të rënda të ndodhur dje pas tentativës për grushtin e shtetit, Presidenti Erdogan është shfaqur për herë të parë në publik pas puçit ushtarak. Erdogan doli sot në rrugët e Stambollit, ndërsa ka përshëndetur mbështetësit e tij për kontributin e tyre për të parandaluar grushtin e shtetit.

Erdogan Shfaqet ne publik pas pucit
Ora 16:44- Pasi dështoi grushti i shtetit në Turqi ka nisur marrja në pyetje e ushtarakëve të arrestuar. Ata kanë deklaruar se nuk ishin të vetëdijshëm që ishin pjesë e një grushti shteti pasi komandantët e tyre i kishin folur për një “stërvitje”.
Ndërsa disa të tjerë kanë thënë se kanë kuptuar që bëhej fjalë për një “grusht shteti” kur panë njerëzit, civilët të tentonin të ngjiteshin sipër makinave të armatosura.
Arrestohen 10 gjyqtarë, 188 urdhërarreste
Ora 16:18- Sakaq janë lëshuar 188 urdhërarreste për anëtarë të gjykatave në Turqi, dhe janë arrestuar 10 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë Administrative.
SHBA: Nuk kemi kërkesë për të ekstraduar Gulenin
Ora 15:45- Ndërsa autoritetet në Turqi akuzojnë Gulen për tentativën e grushtit të shtetit, SHBA-të kërkojnë prova. John Kerry i ka kërkuar Turqisë çdo dëshmi kundër Gulenit. Sakaq, Kerry shton se nuk ka asnjë kërkesë nga Turqia për ekstradimin e tij.
Shkarkohen nga detyra 2745 gjykatës në të gjithë Turqinë
Ora 15:00- Autoritetet turke njoftojnë se në të gjithë Turqinë janë shkarkuar 2745 gjykatës pasi dyshohet se bashkëpunuan me puçistët. Vendimi është marrë në një takim urgjent të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, të shtunën në mëngje. Sipas agjencise se lajmeve Anadoll, takimi kishte për qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të dyshuar për lidhje me klerikun mysliman Gulen, i cili jeton në SHBA dhe është akuzuar se e ka frymëzuar grushtin e dështuar të shtetit.
Ngushtica e Bosforit rihapet për anijet e mallrave
Ora 13:45- Autoritetet detare turke kanë rihapur ngushticën e Bosforit në Stamboll për kalimin e anijeve të mallrave, pasi u mbyllur për shkak të tentativës për grusht shteti. Kjo është raportuar nga kompania anijeve GAC.
265 te vdekur nga grushti i shtetit në Turqi
Ora 13:21- Rritet bilanci i viktimave në Turqi. Raportohet për të paktën 265 të vdekur, mes tyre 161 civilë.
Merret peng kreu i flotës turke
Ora 13:02- Agjencia e lajmeve Reuters raporton se tentativa per grusht shteti ende nuk eshte shuar plotësisht, kjo pasi një grup ‘puçistësh” turk ka marrë peng një fregatë dhe kreun e flotës turke në bazën detare Gölcük të Turqisë.
Ish-kreu i Forcave Ajrore do dënohet për tradhti kombëtare
Hyrriyet shkruan se ish­-komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Akın Öztürk do të gjykohet për tradhti ndaj atdheut.shefii-shtabit
Gati 3 mijë “puçistë” të arrestuar pas tentativës për grusht shteti
Ora 12:00- Janë 2.893 ushtarakët e arrestuar pas tentativës për grusht shteti në Turqi. Kështu deklaroi kryeministri turk Yildirim, duke saktësuar se mes tyre ka që nga ushtarët e thjeshtë deri tek zyrtarët e rangut të lartë. Duke folur për pucistërt ai shtoi: “Nuk do jenë kurrë në gjendje të zhbëjnë vullnetin e popullit, ndërsa do dënohen siç e meritojnë”.

Kryeministri turk: Ushtria krijoi strukturë paralele. Fetullah Gulen përgjegjës për këtë situatë
Ora 11:40- U tentua grusht shteti i udhëhequr nga një ushtria e cila tentoi të krijonte një shtet paralel. Kështu deklaroi kryeministri turk, Binali Jildirim, shtoi se forcat e sigurisë po sillen në mënyrë “heroike”.  Me struktura paralele, kryeministri turk etiketoi Fethullah Gulen dhe pasuesit e tij .
Yildirim theksoi se pavarësisht kësaj “arritëm t’i bëjmë ballë situatës së krijuar, qytetarët tanë i janë kthyer tashmë jetës normale”
“Organizatorët e grushtit të shtetit janë para drejtësisë, mirënjohje për përgjigjen e unifikuar të popullit turk. Fetullah Gulen wshtw përgjegjës për këtë situatë”.

Turqia mendon të kthejë dënimin me vdekje
Ora 11:00- Qeveria turke po mendon të kthejë në fuqi dënimin me vdekje. Lajmi
konfirmohet nga nënkryetari i AKP-së.

Burime zyrtare në turqi: Gati 200 të vdekur
Ora 10:43- Janë rreth 200 të vdekurit nga tentativa për grsht shteti mbrëmë në Turqi. Burime zyrtare turke, me sakte gjenerali Umit Dundar bën me dije se 104 viktima i përkasit ushtarakëve “puçist”, 41 janë policë, 2 ushtarë, 47 civilë.

Presidenca turke: Mund të organizohet tjetër grusht shteti
Ora 10:30– Ndërsa duket se qeveria turke ka marrë sërish frenat në dorë, Presidenca turke bën me dije paraditen e kësaj të shtune se ka shumë mundësi të jetë ndërmarrë një tjetër tentativë për grusht shteti.
“Një tjetër tentativë për grusht shteti në Turqi mund të ndodh në cdo moment”. Kështu njofton në Tëitter Presidenca turke. “Autoritetet duhet të qendrojnë nëpër rrugë për të mbajtur nën kontroll situatën”,- theksohet ndër të tjera.

Mediat: Ideatori i grushtit të shtetit është Muharrem Kose
Ora 09:16 – Sipas mediave turke, ideatori i grushtit të shtetit është ushtaraku Muharrem Kose.kose

90 të vdekur, mbi 1100 të plagosur
Ora 09:11 – Agjencia e lajmeve “Anadolu” bën të ditur se bilanci i viktimave në Turqi ka arritur në 90 të vdekur dhe mbi 1100 të plagosur.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/cnn/videos/10155042863211509/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Kryeministri Yildirim: I falënderoj liderët e opozitës. I dolën zot demokracisë
Ora 08:07– Kryeministri Yildirim: “I falënderoj liderët e opozitës. I dolën zot demokracisë. Duke treguar qëndrim të vendosur, u pozicionuan në anën e qeverisë. Së dyti, qytetarët tanë nuk ua lëshuan rrugët puçistëve, i falënderoj shumë. Megjithatë, qytetarët tanë kurrë të mos ndahen, të nisen nga shtëpitë drejt shesheve e të mos i lëmë ato të zbrazëta.”

Shkarkohen nga detyra 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë
Ora 08:05 – Ministri i punëve të brendshme të Turqisë, Efkan Ala ka larguar nga detyra 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë.

ura e bosforit

Hapet pjesërisht Ura e Bosforit
Ora 08:00 – Ura e Bosforit, e cila gjatë natës ishte e mbyllur me tanke, pas dorëzimit të ushtarëve u hap pjesërisht për trafikun.

754 ushtarakë të arrestuar
Ora 07:00 – Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag bëri të ditur se 1563 ushtarakë pjesëmarrës në gushtin e shtetit janë arrestuar gjatë natës në Turqi.

Shpëtohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm

shefi i shtabit turk

Ora 06:40 –Ushtria ka kryer operacion ndaj Komandës Kryesore së 4-të të Bazës Avione ku ka shpëtuar Sehfin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneralin e Përgjithshëm Hulusi Akar. Akar është duke u dërguar në zonë të sigurt.

60 të vdekur, 150 të plagosur
Ora 06: 21 – Agjencia e lajmeve Reuters ka zbuluar bilancin e viktimave si pasojë e tentativës për grusht shteti në Turqi. Sipas Reuters, deri tani janë 60 persona të vdekur dhe 150 të plagosur si pasojë e përleshjeve dhe të shtënave me armë zjarri në sheshet e vendit. Ndërkohë ‘The Guardian’ duke iu referuar burimeve të Prokurorisë thotë se numri i viktimave është 43, shumica prej të cilëve civilë, ndërsa 17 janë policë.

SITUATA NE TURQI 15 KORRIK
USHTRIA TENTON GRUSHT SHTETI
Grusht shteti në Turqi. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ushtria ka marrë me dhunë pushtetin në Turqi, ka bllokuar totalisht rrjetet sociale dhe internetin, ndërsa në disa lagje ka çarmatosur edhe policinë. Po ashtu ushtria ka hyrë me forcë në studiot e televizionit shtetëror turk dhe aeroportin e Stambollit. Situata është kaotike.

Sakaq bëhet me dije se është marrë peng gjenerali i Forcave te Armatosura, ndërsa presidenti Erdogan është larguar nga vendi.
578948abc3618861308b458b

Ora 01:38-Kancelarja Merkel dhe dhe presidenti Obama kanë reaguar duke thënë se mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Obama dhe Merkel kanë bërë thirrje që të shmanget gjakderdhja.

Ora 01:32-Në lidhje me situatën në Turqi ka folur për News24 analisti Dritan Gjyrezi. Ai shprehet se kryeministri turk ka thënë se ka marrë masa për tentativën për grusht shteti, ndërsa situata po i kthehet normalitetit. ‘Grushti i shtetit në Turqi po rrëzohet, ndërsa po bëhen thirrje që njerëzit të qëndrojnë në sheshe’- ka thënë Gjyrezi.

Ora 01:26-Mediat lokale raporton se policia ka arrestuar 1 kolonel dhe 3 ushtarë në afërsi të aeroportit të Stambollit.

Ora 01:08-Mediat raportojnë se 17 efektivë policie janë vrarë si pasojë e sulmit me helikopter mbi rajonet e policisë në Anakara.

Ora 00:52-Kreu i parlamentit turk Ismail Kahraman ka thënë se revolta është vepër e një grupi të vogël të ushtarëve, por njerëzit janë me ne. ‘Njerëzit janë me ne, në mëngjes do kemi një takim urgjent për situatën’- ka thënë Kahraman.

Ora 00:40-Pas thirrjes së Erdogan njerëzit kanë dalë në rrugë, ndërsa dëgjohen të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime në rrugët e Ankarasë. Situata paraqitet kaotike.

Ora 00:20-Agjencia Anadolu raporton se një helikopter i ushtrisë ka sulmuar selinë e policisë në Anakara, ndërsa tanket kanë qëlluar në drejtim të ndërtesës së parlamentit.

Ora 00:03-Erdogan raportohet se është larguar nga vendi dhe po drejtohet për në Turqi, sipas mediave Berlini ka refuzuar azilin për presidentin Erdogan.

Ora 23:40-Mimi Kodheli ka reaguar në Twitter duke thënë se studentët e personeli ushtarak shqiptar në Turqi janë të sigurt. ‘Personeli dhe studentët ushtarakë shqiptarë në Turqi janë shëndoshë e mirë dhe të gjithë janë të sigurt’- ka thënë ministrja Kodheli.

Ora 23:30-Menjëherë pas dyshimeve se Erdogan është arrestuar, Presidenti i Turqisë ka dalë në video me anë të telefonit në CNN turk dhe i ka kërkuar popullit të ngrihet dhe të dalë në rrugë e ta mbrojë. Erdogan ka thënë se qeveria nuk do të tolerojë minimin e demokracisë. Sipas mediave ai po tenton të largohet nga vendi me avion privat, ndërsa ka thënë se është ende president i vendit.

C_2_articolo_3020551_upiImagepp (1)

Ora 23:05-Sekretari amerikan ka reaguar duke bërë thirrje për paqe dhe stabilitet në Turqi, ndërsa Moska ka bërë thirrje që të shmanget gjakderdhja.

Ora 22:40- AFP njofton se forcat e armatosura i kanë dërguar një email agjencive telegrafike ku konfirmon marrjen e pushtetit.

Ushtria turke gjithashtu deklaron se “Marrëdhëniet diplomatike do të vazhdojnë”.

Ora 22:30- Janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Stambollit, ndërsa ushtria këshillon njerëzit të qendrojnë në shtëpi.
5789465bc3618829308b4581

Ora 22:12- Më herët kryeministri turk Binali Yildirim deklaroi se po tentohet grusht shteti rreth orës 22:00. “Do ta paguajnë shtrenjtë ata që tentuan grusht shteti”,- ka thënë ai.

Ora 22:05- Pak para këtij njoftimi në Ankara është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa zhurma e avionëve ushtarakë dhe helikopterëve dëgjohet në gjithë qytetin, por edhe mbi dy urat në Bosfor të Stambollit, të cilat janë mbyllur.
Në pamjet e para të transmetuara nga CNN Turk duken blloqe të tëra të ngritura me kamionë ushtarakë dhe ushtarë të armatosur mbi urat që lidh anën aziatike me pjesën lindore të qytetit.

Sakaq mediat sociale dhe lokale flasin për një ” aktivitetit ushtarak të pazakontë në Ankara dhe në Stamboll ” automjete të blinduara të forcave të sigurisë u vendosën në dy urat mbi Bosfor mbyllur për trafikun civil , ndërsa F – 16 dhe helikopterët e ushtrisë turke po fluturojnë ulët mbi zonë.

Ora 22:00- Një helikopter sulmues i ushtrisë ka hapur zjarr në zyrat e shërbimit të inteligjencës në Ankara.

(er.nu/d.d/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb