Lançimi i raketës ‘Arianespace Vega’ dështoi pasi ajo u rrëzua herët në mëngjes dhe ngarkesa që duhej të mbante kishte humbur, njoftoi kompania evropiane ‘Arianespace’.


Një zëdhënëse e lançuesit të raketave i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se problemet ndodhën dy minuta pas nisjes nga poligoni i Kourout në Departamentin e Guiana në Amerikën e Jugut.


Kjo është hera e parë që raketa është rrëzuar dhe kompania kërkoi falje për humbjen e ngarkesës.


Raketa Vega duhej të lançonte satelitin vëzhgues ‘FalconEye 1’ për nevojat e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sateliti u prodhua nga Airbus dhe kompania hapësinore Thales Alenia Space.

Xhirimet satelitore duhet të përdoren për hartimin, mbikëqyrjen e tokës bujqësore, planifikimin urban dhe mbikëqyrjen e kufijve.