PERRENJAS– Katër orë debate dhe tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak Përrenjas, por dështon shqyrtimi i Projekt-Vendimit për krijimin e sh.a “Ujësjelles-Kanalizime”-Përrenjas. Ky projekt vendim ishte futur për shqyrtim në rendin e ditës të mbledhjes së radhës të këshillit bashkiak të bashkisë Përrenjas në mbështetje të ligjit nr 139/2015 “Për Qeverisjen Vendore”. Sipas ligjit më fuqi bashkia Përrenjas i kërkonte në këtë mbledhje këshillit bashkiak krijimin e Ndërmarrjes Sh.a.”Ujesjelles-Kanalizime” Përrenjas si dhe Autorizimin që Administrata e kësaj Bashkie të kryejë dhe ndjekë procedurat e mëtejshme ligjore.

Por kur kanë filluar diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës këshilltarët socialistë kanë devijuar diskutimin rreth kësaj çështjeje dhe ja kanë arritur që për herë të dytë radhazi ta çojnë drejt dështimit të plotë jo vetëm çështjen e diskutimit të Krijimit të sh.a.” Ujësjellës-Kanalizime Përrenjas” por edhe dështimin e mbledhjes së këshillit bashkiak. Kryebashkiakja e Përrenjasit Miranda Rira e LSI theksoi se në këtë mbledhjen ishin disa projekt vendime të rëndësishme për t’u diskutuar, ndër të cilat më i rëndësishmi ishte “krijimi i sh.a Ujësjellës-kanalizimeve Përrenjas”.

“Miratimi i një projekt vendimi të tillë do t’i hapë rrugën bashkisë Përrenjas që të jetë pronare e vetme e ujësjellësve të saj pas ndarjes territoriale mbi bazën e të cilës u krijua edhe bashkia aktuale e Përrenjasit. Kështu që krijimi i sh.a Ujësjellës -Kanalizime Përrenjas sipas ligjit që është zbatuar në 96% të territorit do të na japë mundësinë të mbikëqyret dhe të veteadministrojmë edhe ne ujësjellësit e territorit ku shtrihemi duke u shkëputur përfundimisht nga bashkia e Librazhdit. Aktualisht Qafë-Thana, Shebeniku, Berzeshta, Radigozi, etj janë vetëm disa nga burimet tona ujore me te mëdha, te cilat janë pasuri e komunitetit të bashkisë Përrenjas dhe s’ka asnjë arsye që ende pasuritë ujore të bashkisë Përrenjas t’i administrojë një bashki tjetër sikurse është bashkia Librazhd. Jam e shokuar që Këshilltarët e PS kundërshtuan pa asnjë argument dhe me force miratimin e projekt vendimit pasi u urdhëruan nga drejtuesit politikë duke iu bindur verbërisht PS dhe jo interesave te komunitetit te Përrenjasit. Të gjendur përballë qytetareve dhe kryepleqve, kryetari i PS i Përrenjasit, urdhëroi Kryetaren e Këshillit Bashkiak të ndërpriste vazhdimin e mbledhjes së këshillit bashkiak duke mos lejuar kthimin e këshilltarëve socialistë në mbledhje duke çuar në dështimin e saj”- tha Rira.
33338880_434575810301594_7215200472053841920_n
Sipas kryebashkiakes Miranda Rira dështimi i mbledhjes kishte për qëllim mos miratimin e krijimit të sh.a “Ujesjelles-Kanalizime Prrenjas”.

Për të dështuar mbledhjen kreu i PS Përrenjas përdori shantazhimin ndaj 1/3 së këshilltarëve që janë mësues duke i kërcënuar me humbjen e vendit të punës nëse do votonin projektet vendimet bashkisë që në Qarkun e Elbasanit është një nga dy bashkitë e fituara nga LSI.

Në një situatë të tillë kryebashkiakja Miranda Rira i bërë thirrje komunitetit të kësaj bashkie që në mbledhjen urgjente që do të zhvillohet pas një jave të bëhen pjesë dhe të ndjekin nga afër, kush janë ata që bllokojnë çdo nismë pozitive në të mirë të qytetit dhe 25 fshatrave të bashkisë Përrenjas-Në këtë mbledhje duhet të shihni sesi i përdorin ato për interesat e tyre te ngushta politike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb