Qeveria e majtë greke e Aleksis Cipras i mbijetoi dje një mocioni mosbesimi, i destinuar për të bllokuar marrëveshjen me Shkupin për emrin e ri të Maqedonisë.

“Nga 280 deputetë të pranishëm, 153 votuan kundër mocionit të mosbesimit”, deklaroi zëdhënësi, Yiorgis Varemenos disa orë para nënshkrimit të parashikuar të marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit që do ta emërtojë ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë me emrin “Maqedonia e Veriut” duke i dhënë fund 27 viteve mosmarrëveshje.

Klima politike është tendosur në të dy anët e kufirit pas njoftimit të marrëveshjes së përshëndetur nga OKB, BE dhe NATO, raporton atsh.

Cipras e cilësoi të premten në mbrëmje këtë marrëveshje si fitore e rëndësishme historike për Greqinë.
“Ne kemi treguar se atje ku ekziston një vullnet, një konflikt i vjetër prej disa dekadash mund të zgjidhet në mënyrë të ekuilibruar”, theksoi Cipras.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb