Në pritje për të bërë publik emrin e trajnerit të ri, Juve është vënë në lëvizje për të përforcuar skuadrën. Drejtuesit e “Zonjës se Vjetër” kanë gjetur prej kohësh akordin me Milinkovic-Savic por presidenti Lotito vijon të jetë një pengesë e madhe aq sa ka bërë që bardhezinjtë të ndryshojnë destinacion. Juve e vlerëson kartonin e mesfushorit serb me 60 milion euro por Lotito kërkon 90, një diferencë e madhe, në këto kushte në mode rikthehet edhe një herë emri i Paul Pogba.

Pogba
Pogba

Francezi nuk është një emër i panjohur, përkundrazi, ka qenë dhe mbetet preferencë e parë. Problemi mbetet i njëjtë, Man.United, me drejtuesit e klubit që nuk pranojnë asnjë ofertë poshtë 100 milion euro. Me Lazion që kërkon 90 milion euro për Milinkovic-Savic, Juve do të tentoj të rikthej në Torino mesfushorin francez.

Dybala
Dybala

“Zonja” do të përpiqet të bind “djajtë e kuq” duke përfshirë në tratative Paulo Dybala, një operacion ku ofrojnë kartonin e argjentinasit dhe para kesh. Përpara se të trokasin në dyert e United, Juve duhet të bind fillimisht lojtarin i cili kërkohet me insistim edhe nga Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb