Shërbimet inteligjente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë kanë arritur të zbulojnë dhe të pengojnë realizimin e një plani të sofistikuar rus për të vrarë Armin Papperger, CEO-n e kompanisë më të madhe gjermane të prodhimit të armëve, Rheinmetall.

CNN raporton ekskluzivisht se komploti për të vrarë Papperger ishte pjesë e një fushate të orkestruar nga Moska për të shënjestruar drejtuesit e kompanive kryesore të indusitrisë së prodhimit të armëve në Europë, të cilët po ndihmonin Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Objektivi ishte pengimi i furnizimit të rregullt të Kievit me armatime, për të pamundësuar mbrojtjen ndaj agresionit rus.

Zyrtarë të NATO-s kanë deklaruar disa herë se Rusia ka ndërmarrë një “luftë në hije” kundër Europës, jo vetëm me plane për vrasje, por edhe sabotazhi, zjarrvënieje dhe akte vandalizmi, me synim pengimin e dërgesave të armatimeve në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb