KOSOVE– Ka dështuar edhe këtë herë seanca për votimin e demarkacionit të kufirit me malin e Zi në Kosovë. Qeveria nuk ka mundur as këtë herë që të grumbullojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se është arritur një marrëveshje mes spektrit politik, që seanca për Demarkacionin që po vazhdon akoma, të vazhdojë nesër në orën 10:00.

Sipas këtyre burimeve, pritet që sot të përfundojë i tërë debati lidhur me këtë temë dhe nesër të hidhet vetëm në votim çështja e Demarkacionit.

Ndërkohë në seancën e cila ka nisur pak pas orës 16:00 janë edhe 20 deputetë të lajmëruar për të marrë fjalën.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: