KARLSRUHE- Një 12-vjeçar me nënshtetësi gjermane dhe irakiane u përpoq të shpërthente një bombë me gozhda në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman, Ludwigshafen. Lajmi u bë i ditur vetëm sot nga Prokurori i shtetit, Hubert Stroeber, pasi ngjarja në fjalë ka ndodhur më 5 dhjetor.

Revista gjermane “Focus”, bazuar tek informacionet e autoriteteve gjyqësore dhe të sigurisë, raportoi sot se djali kishte pikëpamje radikale fetare dhe kishte lënë një çantë shpine, që kishte brenda një bombë, pranë bashkisë së qytetit perëndimore.

Ndërkohë, pajisja u zbulua nga një kalimtar dhe fatmirësisht nuk arriti të shpërthejë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb