Ishte tratativa që prej javësh mbajti të “gozhduar” tifozët e Interit. Por populli zikaltër dhe trajneri Antonio Conte, njeriu që kërkonte me ngulm transferimin e Romelu Lukaku duhet të dorëzohen. Shanset që sulmuesi belg të luajë për skuadrën interiste janë afër zeros, por më shumë “djeg” fakti që ai pritet të jetë pjesë e rivalëve të përjetshëm të Juventusit. “Zonja e Vjetër” fitoi edhe në këtë garë, duke sfumuar objektivin më të rëndësishëm në merkaton e Interit.

Calcio: Mercato; Dzeko Inter Dentro O Fuori, Ribery Suggestione Viola
Calcio: Mercato; Dzeko Inter Dentro O Fuori, Ribery Suggestione Viola

Gjithsesi, lajmet që vijnë nga mediat italiane zbehin zhgënimin e tifozëve zikaltër, pasi klubi i tyre ka vënë në jetë planin B dhe në dispozicion të Conte mund të jenë për sezonin e ardhshëm, jo një por dy sulmues. Kështu, sipas të përditëshmeve përtej Adriatikut, Beppe Marotta është vënë në lëvizje për të mbyllur sa më shpejt transferimin e Edin Dzeko.

.
.

Bisedimet me Romën kanë avancuar, megjithëse ende duhet të gjehet gjuha e përbashkët sa i përket financave. Sulmuesi boshnjak kërkon të luajë për Interin, por zikaltërit duhet të bindin klubin roman të zbresë ndjeshëm nga pretendimet për kartonin e futbollistit. Edin Dzeko është një emër i lakuar gjatë në këtë sesion të tregut të transferimeve, ndërsa risia më e madhe që rikthen entuziazmin mban emrin e Edison Cavani.

Maxresdefault (1)
Maxresdefault (1)

Ky operacion është më i komplikuar për shkak të shifrave që rrethojnë sulmuesin uruguajan aktualisht te Paris SG. Ai fiton 10 milion euro në sezon, diçka që Inter nuk mund t’ia sigurojë, nëse nuk bën një sforco të madhe financiare. Por asgjë nuk është e pamundur, sidomos pas zërave të fundit që vijnë nga Franca, ku mediat në vend shprehen të sigurta se Cavani do të largohet nga Paris SG.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb