TIRANE-Këshilli Drejtues i RTSH-së nuk ka arritur të zgjedhë sot Drejtorin të Përgjithshëm të RTSH-së. Kandidadi Petrit Malaj arriti të siguronte 6 vota pro kundrejt 5 votave që mori rivali i tij në këtë garë, Thoma Gëllçi, por për të mbajtur këtë post duhet një shumicë prej 7 votash.

Një javë më parë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së zhvilluan një dëgjesë të hapur ku 16 kandidatët për këtë post paraqitën vizionin dhe platformën e tyre për drejtimin e këtij institucioni.

Konkursi për drejtues në RTSH ka qënë i hapur nga data 1-10 qershor, kohë në të cilën kandidatët kanë pasur mundësi të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, një cv ku paraqitnin platformën e tyre e një plan menaxhimi për institucionin.

Drejtori i Përgjithshëm u përzgjodh me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandat pesë vjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: