Franko Lerda është italiani i radhës që dështon në futbollin shqiptar. Partizani mori një tjetër mësim, pas eksperimentimit më Mark Julianon, trajnerët e huaj e kanë të vështirë të mbijetojnë në Superligë, pavarësisht emrit dhe famës.

Lerda
Lerda

Franko Lerda do të kujtohet më shumë për përplasjet me bashkëpunëtorët e tij, me lojtarët, më këdo që kishte të bënte, do të kujtohet për humbjen që Partizani pësoi në derbi pas afro 6 vitesh, të gjithë këto faktorë bën që presidenti Demi të vendos veton duke shkarkuar teknikun italian. Drejtuesit e klubit të kuq nuk dëshirojnë të nxitohen në këtë pikë të sezonit, këtë herë mësojnë nga rivali i tyre, Tirana, që mposhti me një trajner provizor si Egbo.

Kalari
Kalari

Partizani ka vendosur ti besoj stolin deri në përfundim të këtij viti, dyshes Kalari-Tomorri, duke fituar kohë në këtë mënyrë për të bërë një zgjedhje të mirë menduar. Kalari i rikthye në ekipin e parë pas rokadës që bëri me Dritan Mehmetin, më këtë të fund që u përplas fizikisht me Franko Lerdën, ndërsa Genc Tomorri prej dekadash mbulon çdo rol ku kubi ka nevojë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb