Barcelona i bëri një nisje me tre pikë sezonit të ri, ndërsa drejtuesit e klubit vijojnë punën jashtë fushë për të kompletuar ekipin. Është e qartë se Hansi Flick kërkon një sulmues krahu, një partner për Lamine Yamal. Nuk ia dolën dot të bindin Nico Ëilliams, por kanë ende kohë deri më 1 shtator për të gjetur një tjetër alternativë. Sipas Mundo Deportivo, Barcelona i është kthyer edhe një herë një dëshire të vjetër, Rafa Leao.

Klubi blaugrana është gati të investojë deri në 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit portugez, kaq është buxheti që ata kanë përcaktuar për këtë rol. Sigurisht t’i marrësh Milanit Rafa Leaon nuk është aspak e lehtë, pasi kuqezinjtë kërkojnë minimalisht 90-100 milionë euro. Varianti tjetër, edhe më konkret është Federico Chiesa.

Sulmuesi “azzurr” është nxjerr në shitje nga Juventus, ndërsa Barcelona mund ta marrë për 14 milionë euro. Në pritje për të kuptuar se do të shkojmë tentativat për gjetjen e një sulmuesi krahu, Barcelona është në garë me kohën për të federuar blerjen e tyre të bujshme, Dani Olmo. Nga Barcelona në këto ditë gushti pritet të largohet Ilkay Gyndogam, me fantazistin gjerman që ka kërkuar leje për të gjetur një skuadër tjetër. Së fundmi Gyndogan i ka dhënë fund aventurës me përfaqësuesen gjermane, ashtu siç bënë këtë vit Kroos dhe Thomas Myler.

Mungo Barca

Sport Barca

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: