PRESHEVE- Zevendes-kryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani, në një intervistë për “Today” ka thënë se ndonëse në Preshevë situata njëherë për njëherë është e qetë, nuk përjashtohet mundësia që të ketë incidente në pjesën jugore të Serbisë.

Këto dyshime, Destani i bazon në faktin se në pjesën jugore të Serbisë, ashtu si në Kumanovë, bashkëjetojnë shqiptarë, serbë e romë dhe sipas tij, dikush që ka për qëllim prishjen e marrëdhënieve midis këtyre tri komuniteteve mund të shkaktojë trazira edhe në këtë pjesë, shkruan “Express”.

“Që prej 3 ditësh, ne në Preshevë kemi qenë nën stres për shkak të ngjarjeve në Kumanovë dhe frikës së incidente të tilla mund të ndodhin edhe këtu”, ka thënë Destani.

Destani ka dënuar heshtjen e liderëve kosovarë, atyre shqiptarë dhe të vetë Ali Ahmetit për çështjen e Kumanovës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb