DURRES – Policia e Durrësit ka arrestuar 4 ish-zyrtarë pasi akuzohen për “abuzime me pronat” në Gjirin e Lalzit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se të arrestuarit akuzohen për falsifikim të titujve të pronësisë në zonën e Gjirit të Lalzit.

Gjithashtu gazetarja ka zbuluar pse është arrestuar ish-kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi. Sipas dokumentit të siguruar për BalkanWeb, Sulejmani ka dhënë toke në pronësi me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, ka dhënë në përdorim me kontratë qiraje etj.

Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në
Drejtorinë e Përgjithsme të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale të bashkuara, me Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, në ngarkim të shtetasit Sulejman Ibrahimi, etje, me detyrë ish- Kryetari i Komunës Ishëm nga viti 2011-2015, i cili për shkak të detyrës dyshohet se:

1. Ka dhënë në përdorim me kontratë qiraje, pjesë e fondit pyjor në bregun e Detit në Ish –Komunën Ishëm, në kundërshtim me VKM nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në Det, në ujërat e Brendshme në Thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të Sporteve Ujore”. (katër raste, ku njëri prej tyre është shtetasi G.R, nipi tij)

2. Ka krijuar në mënyrë fiktive shoqërinë “Eco Alba Group” sh.p.k, të regjistruar më datë 08.02.2012 në emër të shtetasit Iltalian V.B, më seli në fshatin Rrotull, të Komunës Ishëm, Durrës dhe e administruar nga shtetësia Shpresa Merdita, motra e tij. Kjo shtetase nga muaji Prill 2013 – Tetor 2015 ka qenë e punësuar si Sekretare Ligjore pranë Urbanistikës në këtë Komunë. Kjo shoqëri ka konkuruar dhe fituar procedura prokurimi që kontrolloheshin nga zyra e Urbanistikës pranë kësaj Komune. Në drejtim të shoqërisë “Eco Alba Group” sh.p.k nga data 27.12.2013 – 18.11.2015, komuna ka xhiruar 17 urdhër pagesash në vlera të ndryshme (465.000 -5.760.00 lekë).

3. Ka dhënë toke në pronësi me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, në kundërshtim me ligjin, në shumë raste: – Shtetasi B.B, djali i dajës së ish- Kryetarin e Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, në datë 26.01.2015 me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikuar (vendosur sekuestro preventive). – Shtetasi Fadil Hoxha më datë 10.06.2015, me Akt Marrje të Tokës në Pronësi ka fituar me sipërfaqe toke me sip 5200 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikuar (vendosur sekuestro preventive). – Janë duke u hetuar me shumë se 40 raste të tjera (disa janë familjar dhe të afërm t ish kryetarit), të cilat dyshohen se janë dhënë gjatë viteve 2013-2014, me dokumente të falsifikuar në bashkëpunim me shtetasin Enver Shima, me detyrë ish2 përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm dhe Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: