Operacioni i RENEA-s i nisur në Elbasan në kuadër të hetimeve për fisin Çapja, duket se çoi drejt prangave edhe tetë zyrtarë të administratës, mes tyre edhe punonjës të Autoritetit të Mediave Audio-vizive (AMA) në Tiranë, pasi dyshohet se janë kapur duke bashkëpunuar në një rast korrupsioni me fisin Çapja.

Detajet e operacionit “Forca e Ligjit” i përcjell për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat. Sipas saj nga aksioni policor deri më tani janë arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion 8 zyrtarë të administratës shtetërore dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. Mes të arrestuarve janë shtetasit me iniciale B.K. A.D. S.M. A.N. dhe I.H.

Shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni i punonjësve të administratës u zbulua nga hetimet që po kryeheshin për një grup kriminal në Elbasan, disa prej të cilëve janë shoqëruar në këtë operacion.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: