TIRANE– Personat që shihni në foto janë 40-vjeccari i plagosur dje në urën e Institutit në Kamëz, Korab Peposhi, si dhe autori I krimit, Alfred Rrushi. “BalkanWeb” ka arritur të sigurojë foton e tyre, ndërsa bëhet fjalë për dy persona me precedent penale.

Korab Peposhi, i plagosuri
Korab Peposhi, i plagosuri

Ngjarja e rëndë, ku mbeti i plagosur me 5 plumba kuksiani ndodhi në një trotuar në afërsi të urës së Institutit Bujqësor, në rrugën e “Shkodrës” rreth orës 14:20. Siç raporton edhe gazetari Klajdi Bodlli, sherri mes këtyre dy personave ka qenë i hershëm, ndërsa dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës.

Autori, Alfred Rrushi
Autori, Alfred Rrushi

Po ashtu Bodlli ka siguruar për “BalkanWeb” të tjera detaje rreth konfliktit mes këtyre dy personave, ndërsa burimet pohuan se Rrushi kishte tentuar që t’i bënte një atentat pak kohë më parë Peposhit, por nuk ka mundur dot ta plagosi. Kujtojmë faktin se Korab Peposhi është dënuar me 5 vite burg për një plagosje në vitin 2015, ndërkohë që Rrushi ishte arrestuar në 20011 me kokainë në Itali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb