Policia e Lezhës ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur të martën rreth orës 18:30 në Shëngjin. Sipas policisë, automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi K. K., rreth 21 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga shtetasi P. Gj., 65 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e automjeteve si dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin “Volkswagen”, shtetasi D. P., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb