Leonard Luzi u arrestua në Spanjë më 18 korrik. Policia spanjolle ra në gjurmë të tij asokohe, pasi kishte informacion se po organizonte vrasjen e një shtetasi shqiptar në Spanjë. Luzi u lokalizua dhe arrestua në ishullin e Ibizës.

Balkanweb ka mësuar se Luzi nuk u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare, pasi në Spanjë kishte identitet tjetër. Gjatë verifikimit dhe marrjes së shenjave të gishtave, u zbulua se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar dhe se bëhej fjalë për shtetasin Leonard Luzi.

Më 19 korrik autoritetet shqiptare i nisën atyre spanjolle dosjen e SPAK dhe dokumentacionet për ekstradimin e 47-vjeçarit, i cili më datë 9 nëntor u ekstradua.

Në raportin që autoritetet e drejtësisë spanjolle i kanë dërguar atyre shqiptare pas përfundimit të ekstradimit, e kanë cilësuar Leonard Luzin si anëtar i një organizate kriminale në Spanjë për kryerjen e “krimeve të rënda kundër personit”, funksionet kryesore të së cilës ishin udhëzimi për kryerjen e vrasjeve, rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve mes tyre si dhe jep udhëzime se si të lokalizohen objektivat dhe t’i vrasin ato, raporton Balkanweb.

Kush është Leonard Zenjo Luzi?

Leonard Zenjo Luzi i njohur me nofkën “Daku” u përmend edhe nga motrat Nikolli se ky i fundit kishte pasur përplasje edhe me Nuredin Dumanin.

Sipas burimeve policore Leonard Luzi u përfshi në aktivitete kriminale që në vitin e larg ‘97 në fushën e vjedhjeve dhe të grabitjeve. Më vonë ai u bashkua me bandën e Did Çamit, Dritan Veselit, Sokol Sinomatit dhe Armando Sulejmanit alias Çipurit në Vlorë.

Luzi cilësohej si një ekzekutor gjakftohtë. Kur filloi të kërkohet nga autoritetet shqiptare Luzi u largua në Itali ku vijoi aktivitetin në fushën kundër personit ku edhe në Itali dënohet, por nuk kryen asnjë ditë burg dhe rikthehet sërish në Shqipëri ku nisi sërish aktivitetin kriminal në Vlorë, ku nisi të bëhej pjesë edhe e grupeve kriminale në Tiranë. Së fundmi Luzi u zbulua nga policia për atentatin e dështuar nga Ervis Matodoshajt dhe Inez Hajrullës në gusht 2023. Pas kësaj ngjarje Luzi u arratis në Spanjë aty ku edhe u arrestua dhe dy ditë më parë u ekstradua në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb