Një ngjarje e rëndë tronditi Ferizajn një ditë më parë, ku u masakruan me thikë në mes të qytetit, 4 persona. Plagë nga sulmi kanë marrë edhe 2 vajza.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24, foli i afërmi i dy vajzave minorene të plagosura, Naser Emini nga Ferizaj.
Ai tregoi gjendjen e dy vajzave, teksa njëra prej tyre ra në koma, ndwrsa zbardhi edhe identitetin e personit të dyshuar për masakrën.
“Emri i autorit është Fadil Islami, është rreth 60-62 vjeç. Informacionet e dorës së parë këto janë. Policia po merret me atë punë tani. Familjarët e tij kanë kërkuar falje? Jo. Nuk kemi kërkim falje. Nuk mendoj se janë dy autorë, është një, por kanë qenë të dyshuar për shkak të ngjashmërisë”, u shpreh ai.
Pjesë nga intervista:
Naser Emini: Emri i autorit është Fadil Islami, është rreth 60-62 vjeç. Informacionet e dorës së parë këto janë. Policia po merret me atë punë tani. Familjarët e tij kanë kërkuar falje? Jo. Nuk kemi kërkim falje. Nuk mendoj se janë dy autorë, është një, por kanë qenë të dyshuar për shkak të ngjashmërisë
Evis Ahmeti: A mund të ketë patur bashkëpunëtor?
Naser Emini: Nuk e di. Është punë e autoriteteve, ato duhet ta vërtetojnë. Nuk mund të merrem me emra.
Kujtojmë se fillimisht u raportua se autor ishte Ekrem Sadiku, por më pas emri është korrigjuar. Policia e Kosovës thotë se janë arrestuar dy persona, Ekrem Sadiku dhe Fadil Islami. Sadiku është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, por autori dyshohet Fadil Islami.
Ai ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e bashkëshortes dhe ka vuajtur 16 vite burg, ndërsa është liruar nga qelia vetëm 3 javë më parë.
(BalkanWeb)