VLORE- Dalin detaje të reja nga grabitja e furgonit të linjës Itali-Shqipëri. Ngjarja ndodhi mengjesin e sotëm në zonën e Skelës.

Gazetari, Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se autorët e grabitjes ishin të veshur me kostume sportive me ngjyrë të zezë dhe gri.  Gjithashtu, mësohet se arma e përdorur në grabitje ishte e llojit kallashnikov.

Ata më pas kanë marrë  paratë, të cilët ishin të ndara në zarfe dhe në çanta duke u larguar me shpejtësi nga vendi i grabitjes me një “Benz” të zi. Nga të dhënat e para mësohet se shuma e grabitur shkon në 10 mijë euro.

Policia ka ngritur posto-blloqe në disa rrugë, ndërsa mendohet se autorët janë larguar në drejtim të qytetit të Fierit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: