TRUPI I PAJETE I 40-VJCARIT DEL NGA SHPIA

KORCE- 41-vjeçari Naum Toshi e kishte paramenduar krimin monstruoz, por ende nuk dihet nëse e bëri në shenjë “hakmarrje” për gruan që i kishte braktisur.

Themi këtë pasi para se të kryente aktin e rëndë ai kishte lënë një letër në derën e katit të parë të banesës, e gjetur nga i ati që shkonte çdo mëngjes për t’i ndihmuar. Këtë fakt e konfirmon motra e viktimës Lindita Golka. Sipas saj, me të mbërritur në banesë i ati ka gjetur letrën me mbishkrimin “Ngjituni lart”.

Kur është ngjitur në katin të dytë ka parë tmerr me sy, të dy nipërit të mbytur me tel në qafë, po ashtu edhe djalin e tij të varur në tavan.

Motra e viktimës thotë se Naumi kishte punuar prej vitesh si emigrant në Greqi, ndërsa bashkëshortja e kishte braktisur dy muaj më parë.

Gazetarja Lediona Xheladinaj ka mundur të kontaktojë me fqinjët, të cilët e njihnin Naumin si njeri të urtë, serioz e punëtor, për nuk thonë të njejtën gjë për gruan e tij. Mësohet gjithashtu se djali i madh, 6-vjeçar, ishte fryt i martesës së parë të bashkëshortes, me të cilin kishte edhe një djalë tjetër 4 vjeçar.

Të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, fqinjët thonë se kanë dëgjuar të bërtiturat e fëmijëve, po kurrë nuk mendonin këtë që do ndodhte.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb