Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në aksin Elbasan Librazhd, në të cilin u përfshi makina e ambasadës ruse.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se në aksident kanë mbetur të dëmtuar një çift rus, që po udhëtonin në drejtim të Librazhdit.

Sipas gazetarit Popja, të plagosurit janë identifikuar si Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina, 35-vjeç.

3e7e0f2e 44c2 4281 81cf Db2dc848df75
3e7e0f2e 44c2 4281 81cf Db2dc848df75

Sipas burimeve zyrtare, Nikhain Kruchinina ka thyerje të dorës, si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dëmtime të lehta në trup. Makina e çiftit rus u përplas me një mjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Besnik Gora.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb