TIRANË

Partia Socialiste pritet të zhvillojë Mbledhjen e Kryesisë sot në orën 18:00. Përkundër raportimeve në media, “BalkanWeb” ka mësuar se PS nuk do të diskutojë për emrat që do pasojnë Valdrin Pjetrin në Shkodër, por çështja që do të marrë më shumë vëmendje është mandatimi i një grupi pune, i cili do të merret konkretisht me riorganizimin tërësor të Partisë Socialiste në këtë qytet.

Bazuar në burime brenda PS, gazetari Erjon Skëndaj raporton se kryesia do të mblidhet edhe për çështje të tjera organizative, dhe Shkodra nuk do të jetë tema e vetme që pritet të marrë diskutim.

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë zhvilloi një takim pune me Këshillin e Veriut në Shëngjin, ku mësohet se shefi i qeverisë ka kërkuar prej drejtuesve të bashkive të mos largojnë nga puna punonjësit e mëparshëm.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: