KSAMIL

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Ksamil, ku 73-vjeçari, Shyqyri Saliaj u qëllua me armë gjahu dhe për pasojë mbeti i plagosur.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Shpresa Dine raporton se i moshuari është plagosur në mënyrë aksidentale nga bariu Xhevahir Mema . Ky i fundit thuhet se ka qëlluar aksidentalisht me armën e gjahut në drejtim të Saliajt.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr.2 Sarandë pranë vendit të quajtur “Antenat”, shtetasi Xh.M., 63 vjeç, banues në Ksamil, ka plagosur me armë gjahu “çifte” shtetasin Sh.S., 63 vjeç, banues në Ksamil.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi shtetasi Xh.M ka menduar se ka patur përballë kafshë të egër.Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb