GREQI

Dalin detaje të reja në lidhje me operacionin “Impacto 444”, i cili u zhvillua në Ekuador dhe në Greqi, ndërsa u bllokua një sasi prej 382 kg kokainë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për grupin e arrestuar, të cilët dyshohen se qëndrojnë pas vrasjes së biznesmenit grek, Janis Makris, 46 vjeç. Operacioni për goditjen e trafikut të drogës ka çuar deri tani 11 persona në pranga, mes tyre dy vëllezër shqiptarë, raporton “BalkanWeb”.

Vrasja e biznesmenit grek dyshohet të jetë bërë nga ky grup i strukturuar kriminal, por hetimet sapo kanë nisur dhe drejtësia greke pritet të japë verdiktin final.

Momenti i ekzekutimit të biznmesmenit grek:

Greku i vrarë  në Athinë  ditë më parë ishte bosi i mafias dhe i drogës në Australi, ndërsa shtypi grek ka shkruar disa herë duke denoncuar aktivitetin e paligjshëm të 46-vjeçarit, por pas vrasjes, mediat australiane hodhën dyshime se vrasësi i biznesmenit mund të ishte një shtetas shqiptar. Gjithashtu mediat greke hodhën aludime të forta se kokaina e sekuestruar gjatë operacionit ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare.

Prej shtatorit 2018 e deri ditën e arrestimit, të dyshuarit kanë krijuar një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës nga Ekuadori drejt Australisë nën drejtimin e dy grekëve Apostolis Leusis dhe Vasilis Spiridonakos si dhe shqiptarit Ilia Papa.

Pazaret e drogës dhe konkurrenca dyshohet si një ndër pistat kryesore, e cila ka çuar në ekzekutiminin e grekut 46-vjeçar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb