Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me arrestimin e sotëm me urdhër të SPAK të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja.

Gazetari Igli Celmeta në një lidhje live me News 24 tha se Çyrbja është denoncuar nga Edi Paloka vite më parë, kur ishte drejtor hipoteke në Durrës.

Mësohet se Çyrbja akuzohet për ndryshimin e disa praktikave të pronave në qytetin e Durrësit.

Igli Celmeta: SPAK dhe Policia kanë informuar se është arrestuar ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Ai u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një denoncim nga Edi Paloka disa vite më parë, kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit.

SPAK nuk ka dalë ende me një deklaratë për media. Çyrbja pasi u mor i pandehur, dha dorëheqjen si deputet i Partisë Socialiste. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, për ndryshimin e disa praktikave të pronave në Durrës. Jurgis Çyrbja u arrestua në Durrës. Bashkë me ish-deputetin, është arrestuar dhe një person jetër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb