Gazetari Igli Çelmeta zbardh për “BalkanWeb” detaje të reja nga atentati ndaj 27-vjeçarit nga Berati, Aleksandër Sadikaj, që tronditi kryeqytetin një ditë më parë.

Shpërthimi me tritol ka qenë aq i fortë, sa edhe pse kur u telekomandua shpërthimi automjetet e tjera ishin në një distancë të largët nga makina e 27-vjeçarit, dëshmitarë okularë të ngjarjes thonë për “BalkanWeb” dhe “News24” se nga shpërthimi u lënduan lehtë edhe një grua me fëmijët e saj që po udhëtonin me makinë në rrugën që ndodhi shpërthimi.

27-vjeçari kishte marrë dëmtime të shumta, policia e identifikoi te riun nga patenta që kishte në kuletë. Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se autorët e ngjarjes kanë qenë vrasës me pagesë dhe vrasja është e porositur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb