Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku biznesmeni Eduart Reçi, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës, duke mos i shpëtuar dot plagës.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se në momentin e atentatit, 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm dhe se po qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje, te rruga “Faik Konica”.
Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.
BalkanWeb mëson se Eduart Reçi ka qenë punonjës i SHISH në të kaluarën. Ai njihej si biznesmen në fushën e ndërtimit.
(BalkanWeb)