TIRANE


Me siguri keni lexuar të paktën një artikull nga mbrëmja e 21 shtatorit për dasmën e Bleros dhe Afronës. Çifti i thanë “Po” njëri-tjetrit buzë detit, teksa perëndonte dielli dhe shoqërues ishin personat më të aftërt të tyre.


Ceremonia e celebrimit nisi rreth orës 18:30 dhe ishte plot emocione. Çifti e kishin pritur gjatë këtë moment dhe kur ndodhi, ishte kaq e bukur. Prej 4 vitesh në lidhje, data 21 shtator do të mbahet mend gjithmonë për çiftin pasi do të jetë përvjetori i martesës së tyre. (Edhe shqiptarët do ta mbajnë mend këtë datë për shkak të tërmeteve, por le të rikthehemi tek dasma.


Blero u shfaq në altar së bashku me vajzën e tij, Tarën princeshën, që nuk mund të mungonte në këtë ditë kaq të rëndësishme për babain. Nëse Bleron e shoqëronte Tara, Afronën sigurisht babai i saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kërcimi romantik i çiftit i la më pas radhën këngëve tradicionale dhe artistëve të shumtë që kënduan për Bleron dhe Afronën. Meda, Shkurte Gashi, Nrg Band, Sabri Fejzullahu, Sinan Hoxha, Gena dhe shumë këngëtarë të tjerë e bënë këtë dasmë një koncert të vërtetë. Shumë personazhe VIP ishin pjesë e kësaj dasme që do të mbahet mend gjatë për gjithë energjinë e bukur që përcolli.

Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës si në çdo event të tillë ishte prerja e tortës. Aty Blero kishte përgatitur një surprizë për Afronën. Çfarë mund t’i ofrojë një këngëtar gjysmës së tij? Një këngë. Blero kishte realizuar një këngë për Afronën të cilës ia këndoi për herë të parë në dasmë dhe ajo u përlot. Të dy u përlotën në fakt. Vallëzuan së bashku këtë këngë shkruan Class.

 

View this post on Instagram

 

Kërcimi i parë i çiftit të sapomartuar! 😍 @afronadika @bleromuharremi ✨ “All of me” e kënduar nga @ylllimani ✨

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on


(BalkanWeb)