TIRANE

Jonida Maliqi është gati për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin europian, Eurovision. Edhe detajet e fundit në lidhje me renditjen janë zbuluar mbrëmjen e djeshme dhe janë zbuluar detaje se kur do të shfaqet në skenë këngëtarja shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ktheju tokës”, një këngë që i dedikohet emigrimit, do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë përmes zërit të Jonida Maliqit.

Me anë të një postimi në Instastory, Jonida ka bërë të ditur se Shqipëria do të jetë pjesë e gjysmëfinales së dytë që do të mbahet më 16 maj. Sipas listës së publikuar, jonida do të jetë e 14-a në radhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb