TIRANE

Detaje të reja mësohen gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS gjatë ditës së sotme. Në mbledhje është diskutuar protesta e opozitës si dhe propozimi i kryemdeokratit për djegien e mandateve nga deputetët e opozitës. Mësohet se gjatë fjalës së tij në grup kryeministri Edi Rama ka falënderuar policinë për menaxhimin e protestës që sipas tij është gatuar për të nxitur dhune.

Le ta përgëzojmë e falënderojmë te gjithë se bashku ministrin e brendshëm e përmes tij drejtuesit e punonjësit e Policisë se Shtetit, për menaxhimin e shkëlqyer te nje proteste te gatuar për dhune e per destabilizim. Kush kërkoi dhune u përball me një model krejt te ndryshëm sjelljeje te pushtetit ndaj protestuesve, përkundër modelit kriminal te atyre qe dje vranë protestuesit, sot duan te vrasin shpresën europiane te shqiptareve”- ka thënë Rama.

Kryeministri është shprehur gjithashtu se opozita dështoi ne orvatjen e saj te dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh duke luajtur bllofin para zgjedhjeve vendore.

Opozita dështoi me sukses te plote ne orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashes, pra një çadër ne forme bojkoti para zgjedhjeve te qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë, por luan blofin”- ka thënë Rama.

Kryeministri ka kërkuar që pavarësisht çfarë bën opozita, deputetët e mazhorancës duhet të ecin drejt dhe të organizohen për zgjedhjet vendore.

Sidoqoftë ne do te ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo dite qeverisjen, duke u organizuar me mire se asnjëherë për zgjedhjet vendore. Hyjnë nuk hyjnë ata ne zgjedhje, (qe unë them qe do hyjnë pasi te bëjnë sikur nuk hyjnë deri ne minutën e fundit), ne duhet te fitojmë jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin e edhe me shume qytetareve se sa herën e shkuar”- ka thënë kryeministri.

Burimetbëjnë me dije për “BalkanWeb” se në mbledhjen e grupit të PS një grup pune i drejtuar nga kryetari i ligjeve Ulsi Manja dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, do të propozoje këto dite sanksione të forta në rregulloren e Kuvendit për deputetet që përdorin dhune të çdo forme apo fjalë të renda në parlament.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb