GRAMSH


Detaje të reja kanë dalë në pah për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kanionet e Holtës në Gramsh, ku policia gjeti trupin e pajetë të një 25-vjeçareje.


Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “News 24” se viktima E.S ka ndërruar jetë për shkak të mbytjes në lum. Ai tha se sa herë që ka vërshime të lumit Holta, banorët vendas e dinë që kjo përbën rrezik, ndërsa turistët nuk janë të informuar për këtë.

Viktima është shtetasja E.S dhe ajo shtë mbytur në Kanionin e Holtës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 minuta. Duhet thënë se prurjet e shumta të lumit Holta kanë bërë që lumi të bëhet i frikshëm. Banorët e zonës e dinë se kur fillon shiu është rrezik, ndërsa turistët nuk e dinë këtë.


Edhe tabelat kanë munguar për të treguar rrezikun. Vizitorët kanë qenë nga Puka. 25-vjeçarja është rrëmbyer nga prurjet e shumta të shiut dhe është mbytur. Polumbarët dhe forcat e policisë kanë gjetur trupin e saj në rrjedhën e lumit. Viktima besohet se është nga Gramshi,. Por banuese në Lushnjë. Siç e thashë, rreziku është për turistët dhe jo vendasit.

Fillimisht u raportua për 4 të zhdukur, mirëpo me zbardhjen e ngjarjes është bërë e mundur saktësimi i njërës turiste që ishte e zhdukur dhe u gjet e mbytur. Aktualisht nuk kemi persona të tjerë të zhdukur ose të mbytur.

(d.xh/Balkanweb)