TIRANË

News24 mëson detaje të reja për operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës, 11-vjeçarit shqiptar që tashmë është larguar nga kampi Al Hol i luftëtarëve të ISIS dhe ndodhet në rrugën e kthimit për në Itali.


Mësohet se gjithçka nisi pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryeministrin italian Giussepe Conte pak ditë më parë ku shefi i qeverisë shqiptare i kërkoi ta ndihmojë me një operacion të përbashkët.


Që të shtunën e kaluar në Siri ka shkuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me një group të Forcave Speciale.


Sipas informacioneve, Lleshaj ndodhet ende në Siri dhe operacioni u bë në bashkëpunim më forcat italiane dhe ka zgjatur 5 ditë. Alvin Berisha po udhëton drejt Libanit dhe pritet të mbërrijë neser në Romë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb