Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me megaoperacioni që Prokuroria e Posaçme po zhvillon në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se burime jo zyrtare bëjnë me dije se 20 masa sigurie janë firmosur, masa si arrest me burg arrest në shtëpi e detyrim paraqitjeje.
Po vijon kontrolli në banesat e personave të dyshuar.
Operacioni ka nisur në orën 07:00 të ditës së sotme dhe është ende në vijim.
Policisë i kanë vajtur 6 urdhër arreste por asnjë nuk është ekzekutuar pasi asnjë nga personat nuk janë gjetur në banesë. Vetëm njëri sipas sistemit TIMS është në territorin re Shqipërisë, të tjerët kanë dalë jashtë vendit.
Janë firmosur urdhër-arreste edhe për disa shtetas të huaj të cilët gjithashtu rezultojnë të jenë jashtë vendit.
SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar mbi operacionin.
Mësohet se ndaj personave të dyshuar, mes të cilët ka zyrtarë, biznesmenë e gazetarë, rëndojnë dyshimet për veprat të ndryshme penale, përfshirë edhe ajo e pastrimit të parave.
Ky aksion është ende në vijim, vijojnë kontrolli i banesave dhe komunikimi i masave.
Kujtojmë se ky hetim vijon prej vitesh, madje në fillim gusht të vitit të kaluar u sekuestrua edhe kompania e inceneratorit dhe u ngrinë pasuritë.
(BalkanWeb)