Detaje të reja nga plagosja në Pogradec mbrëmjen e sotme. Burimet policore bëjnë me dije se autori Sindi Syzo është futur në berberanë ku ka gjetur të dëmtuarin Nikola Agolli, i cili ka qenë duke u qethur.
Burime për BalkanWeb se me një mjet prerës ai e ka sulmuar menjëherë sapo ka hyrë në ambientet e berberhanes pa pasur asnjë konflikt mes njëri tjetrit.
Sindi Syzo është larguar menjëherë nga vendngjarja ku është shpallur edhe në kërkim nga policia, ndërsa gjendja e Nikola Agollit është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar disa çarje në kokë dhe krah.
Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik që njihet edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Agollit.
(BalkanWeb)