KAVAJË
Teksa orët kalojnë të tjera detaje dalin në dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Kavajës dhe banorët e saj. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Lala ka mësuar se Dritan Haxholli, i cili humbi jetën pas sherrit me armë në ambientet e shtëpisë së ish-të dashurës, Marsida Qataj, nuk është një emër i panjohur për policinë e shtetit.
Ai për pos faktit që ka qenë i dënuar me 13 vite burg për krime kundër personit dhe për trafikim lëndësh narkotike, duket se veprimtari e tij dhe sjelljet agresive nuk kanë mbaruar me kaq.
Gazetarja Klodiana Lala thekson se gjykata ndaj 41-vjeçarit kishte caktuar gjatë kësaj kohe edhe masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, me kërkesë të prokurorisë.
Kjo masë sigurie ishte caktuar ndaj viktimës pasi akuzohej për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe për kundërshtim të forcave të policisë. Viktima kishte shkuar në banesën e ish-të dashurës, ku ishin 3 meshkuj të tjerë, miku i saj me të cilin kishte një lidhje, dhe 2 shokë të tjerë, që i kishte thirrur për ndihmë, ndërsa aty kishte hapur zjarr ndaj policit Bledar Toçi, ku ky i fundit mbeti i plagosur në qafë.
Ngjarja mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq, pasi në banesën ku ndodhi ‘lufta’ ishin dhe 3 fëmijët e mitur të 30-vjeçares, përkatësisht të moshave 14, 9 dhe 2 vjeç. Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.
(n.m/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Krimi që tronditi Kavajën, Marsida Qatja flet për “News24”: Dritani na kërcënonte, ja ç’ndodhi brenda banesës
-
Emri/ Kush është burri i Marsida Qatjas i dënuar për drogë në Gjermani, u akuzua nga Sali Berisha edhe si vrasës
-
Vrasja në Kavajë, flet halla e Marsidës: U martua 14 vjeçe, s’e dinim që ka pasur lidhje me Dritanin
-
“Tip problematik dhe rrinte i armatosur”/ Iu vra djali pas sherrit për ish-të dashurën, nëna: Doli nga shtëpia në darkë dhe…
-
Vrasja në Kavajë, flet gjyshi i Marsida Qatajt: Lajmin e morëm vesh nga ‘News24’
-
U arrestua me kokainë pas krimit në Kavajë, vëllai i policit të plagosur hetohej si shpërndarës droge
-
VIDEO/ Pica e birra, si u ndërpre darka nga plumbat e kallashnikovit në Kavajë. Ish-i dashuri hyri nga dhoma e fëmijëve
-
‘Mollë’ sherri për vrasjen në Kavajë, Marsida Qatja nën hetimin nga prokuroria për mashtrim
-
EMRAT/ Kush janë dy dëshmitarët e krimit në Kavajë, ‘kurthi’ për 41-vjeçarin. Në shtëpinë e policit u gjet…
-
“Lufta” brenda apartamentit në Kavajë, 17 plumba të zbrazur në praninë e 3 fëmijëve. E kaluara e errët e viktimës
-
Ngjarja që tronditi Kavajën/ Si u përplas me armë ish-i dashuri me shefin e sigurisë së burgut të Durrësit. Zbardhet dëshmia e gruas: Më kërkonte seks
-
Foto/ Kush është gruaja ‘mollë’ e sherrit për vrasjen në Kavajë, e martuar me 3 fëmijë
-
Dinamika e vrasjes në Kavajë/ Hyri me kallash në banesën e ish-të dashurës, plagosi mikun e saj, pastaj…
-
Vrasja në Kavajë, policia jep detaje: Ngjarja pas mesnate, polici i burgjeve qëlloi për…
-
EMRAT/ Vrasja në Kavajë, kush është viktima dhe polici i plagosur
-
Detajet/ Si ndodhi vrasja në Kavajë, polici i burgut qëlloi ish-të dashurin e të afërmes