Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të një 15-vjeçari në Shkodër.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se edhe autori i krimit është gjithashtu një 15-vjeçar. Policia, pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka identifikuar e shpallur në kërkim adoleshentin vrasës.
Efektivët janë duke bërë kontrolle në banesën e tij dhe në banesa të të afërmve të tij, ku adoleshenti dyshohet se fshihet.
Igli Celmeta: Një krim i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një i mitur ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbej. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Autori i krimit është i mitur dhe është identifikuar nga policia e është shpallur në kërkim. Shtetasi A.Gj ka ndërruar jetë në Spitalin Shkodër. Policia ka pyetur dëshmitarët okularë. Autori u identifikua me anë të kamerave të sigurisë.
Shkaku dyshohet për motive të dobëta. Po kryhen kontrolle në banesën e autorit të krimit dhe të të afërmve të tij. Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta.
(Balkanweb)