Detaje nga hetimet rreth vrasjes se 56-vjeçarit Bujar Nasufi. Viktima ka qenë i vetëm në makinë. Është qëlluar nga një distancë e afërt.

Është vrarë brenda makinës, ku dy plumba i ka marrë në gjoks. Gazetqri Igli Celmeta raporton për Balkanweb se ai sapo kishte ndaluar makinën dhe po hynte në derën e banesës. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës.

Dyshohet se e ka pritur pranë banesës. Viktima sipas policisë nuk ka pasur kurrë probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konflikte, as nuk ruhej dhe bënte një jetë normale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: