Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e të moshuarit në fshatin Shëngjin i vogël në Qafë Mollë. Viktima dhe autori e kishin lënë që të dielën që të pinin kafe bashkë, në një kafe që e kishin 30 minuta larg nga fshati në këmbë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në orën 9.00 do të niseshin të dy. Por në momentin që janë takuar, autori Isuf Hasa, 64 vjeç, e ka goditur të moshuarin me mjete të forta në oborrin e banesës së tij, duke e lënë të vdekur. Më pas është larguar duke i marrë portofolin dhe ka shkuar në barin ku e kishte lënë të shkonte me viktimën.
Por Xhemal Meta kishte parashikuar që pas kafes të lëvizte drejt Tiranës. Ai kishte komunikuar me shoferin e furgonit që do ta sillte në kryeqytet. Shoferi e ka telefonuar disa herë 81-vjeçarin dhe pasi ai nuk ka hapur telefonin, ai ka lajmëruar familjarët.
Ata kanë lajmëruar një të afërmin e tyre që ishte në fshat dhe e kishin komshi dhe kur ka shkuar pranë banesës në oborr ka gjetur 81-vjeçarin të vdekur, më pas ka lajmëruar familjarët dhe ato më pas policinë.
(BalkanWeb)