Detja të reja janë bërë publike nga vrasja e 57 vjeçarit në Korçë. Burime për BalkanWeb  raportuan se dy plumba janë gjetur në trupin e viktimës ndërsa një plumb tjetër në zonën e krimit.

Ende nuk është gjetur arma e krimit. Ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo e cila kur ka hyrë ne shtëpi e ka gjetur të pajetë. Viktima, baba i dy fëmijeve kishte ardhur vetëm me bashkëshorten dhe do të qëndronte disa ditë pasi kishte vëllain e sëmurë.

Kujtojmë se viktima Gramoz Nako, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer në vendlindje vetëm dy ditë më parë,

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: