MAT- Gjatë mbrëmjes së sotme është vetëplagosur një person me çifti në fshatin Bushkash në Mat. Sipas Policisë, ai është Gjovalin Rica, i cili raportohet se mbante postin e drejtuesit të seksionit për Partinë Demokratike në njësinë administrative në Ulëz.

Për shkak të plagëve të marra, Rica është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, por ende nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje.

Kreu i seksionit të Partisë Demokratike siç raporton edhe policia është plagosur pranë banesës së tij, ndërkohë grupi hetimor vijon dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

“Policia e Matit ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 45 vjeç, pranë banesës së tij.Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut.Shtetasi Gj.R, është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt TiranësGrupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb