LEZHË- Pak orë pas ngjarjes në Shëngjin ku u raportuar për përplasje me armë dhe plagosjen e një simpatizanti të LSI-së, Policia e Lezhës jep detaje.
Burime zyrtare bëjnë me dije se njoftimi për ngjarjen është marrë në orën 10:15 por ndryshe nga sa u raportua, në spital nuk ka mbërritur asnjë person i plagosur.
NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 25.06.2017, rreth orës 10:15 është marrë njoftim se në rrugën kryesore midis shkollës 9- vjeçare Shëngjin dhe lokal “Restorant Detari” në Shëngjin ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë armë zjarri.
Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. Procesi i votimit vijon normalisht.
(m.k/BalkanWeb)