TIRANË

Detaje të reja dalin në dritë për përplasjen me armë zjarri në Sauk, ku mbeti i plagosur një 27-vjeçar i identifikuar si Ervis Murati.


Gazetarja e “BalkanWeb” Dorjana Bezat raporton se ngjarja ka ndodhur përballë Akademisë së Policisë, ndërsa autor i dyshuar për ngjarjen është një student pranë kësaj akademie.


Ai është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.  Sherri mes tyre mësohet se ka nisur për motive banale. Burimet nga Policia i thanë gazetares Dorjana Bezat se sherri mes protagonistëve ka nisur për zënie të rrugës nga makina e njërit prej tyre. Pas kësaj ata janë përplasur me armë, por fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i policisë:

“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk,  gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: