VLORË

Policia e Vlorës  gjatë natës së kaluar ka krehur të gjithë zonën e Vlorës duke ngritur postoblloqe në disa pika kyçe me automjete të vogla të quajtur ndryshe si “Shigjetat”.


Ka pasur 3 postoblloqe në rrugën e “Unazës se Madhe” të qytetit bregdetar, pjesë në të cilën ndodhi plagosja me armë  e ish-mësuesit të fiskulturës, Eljus Thartori. Gazetari i “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti raporton se janë ndaluar dhe kontrolluar një numër i madh automjetesh, por pa mundur deri tani të identifikojnë diçka. Vëzhgimi i kamerave të sigurisë i rrugëve por edhe bizneseve tashmë ka përfunduar, por deri tani policia e Vlorës nuk ka mundur ende të idetifikojë autorët.

Gjatë atentatit të djeshëm Eljusi ka marrë plagë në trup pasi është qëlluar në distancë nga një armë e llojit pistoletë. Autori ose autorët, si fillim kanë hedhur lëndë plasëse në ballkonin e shtëpisë së tij për ta detyruar Eljusin të dalë prej andej dhe më pas e kanë goditur me pistoletë. Në polici deri më tani janë shoqëruar 15 persona, mes tyre persona që kanë parë ngjarjen, persona të afërm dhe familjarë. Por edhe persona që Eljusi ka patur konflikte të mëparshme me ta.


Gjendja e tij shëndetësore siç raportohet është jashtë rrezikut për jetën, por në gjymtyrë edhe në pjesë të trupit ka pasur plagë të thella të shkaktuara nga gëzhojat, i janë gjendur pjesë metali si dhe shenja djegieje, ndërsa për këtë arsye është dërguar në Tiranë në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar.


(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: