SHKODËR

Gazetari i “BalkanWeb”, Senad Nikshiqi ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e sotme në Shkodër, ku një 55-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri.


Sipas gazetarit, viktima Lazër Arra u qëllua për vdekje teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.


Kanë qenë të afërmit e tij ato që kanë parë 55-vjeçarin të shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete dhe më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë e Shkodrës.


“Ky shtetas ka qenë duke transportuar disa produkte ushqimore me kuaj nga ara në rrugën e makinës, produkte këto të cilat do t’i sillte më pas me makina rasti në Shkodër. Një apo disa persona e kanë qëlluar me automatik dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur”-tha ndër të tjera Nikshiqi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: